Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Një gjykatë në Hollandë ka shpallur një kompani shumëkombëshe, ‘Trafigura’, fajtore për eksportimin ilegal të mbetjeve toksike nga Bashkimi Evropian për në Afrikë.
Kompania u gjobit me më shume se një milionë dollarë për dërgimin e mbeturinave në Bregun e Fildishtë, ku ato u groposën përrteh qytetit më të madh në vënd, Abixhan.
Dhjetra mijëra vetë u sëmurën, duke mbingarkuar ambjentet spitalore të qytetit.
Trafigura tha se ishte e zhgënjyer dhe do ta studionte vendimin me synim apelimin e tij.
Grupi ambjentalist, Greenpeace, tha se vendimi i gjykatës hollandeze ishte një paralajmërim i fortë se eksportimi i mbetjeve nuk do të lihej pa u ndëshkuar.
Top Channel