Peniani: Përgjigje fizike stërvitjes së SHBA

23/07/2010 12:45

Koreja e Veriut ka premtuar një “përgjigje fizike” ndaj stërvitjes ushtarake të përbashkët, të kryer këtë fundjave nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

Deklarata vjen në një moment kur ministrat e Jashtëm të vendeve aziatike janë mbledhur në Vietnam në kuadër të forumit mbi sigurinë.

Bisedimet në këtë forum janë dominuar nga kriza e shkaktuar nga Koreja e Veriut lidhur me mbytjen e anijes koreano-jugore në muajin mars.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Penianin se po mban një qëndrim provokues dhe kanë paralajmëruar sanksione të reja ndaj tij.

“Stërvitja ushtarake që filloi ditën e shtunë ishte një shembull i “diplomacisë së luftëanijeve” të shekullit të 19-të dhe i cënimit të sovranitetit dhe sigurisë së Koresë së Veriut”, ka deklaruar përfaqësuesi i Penianit në forumin që po mbahet në Hanoi.

Top Channel