Nafta, stuhija ndërpret aktivitetet e “BP”

23/07/2010 09:55

“British Petroleum” ka njoftuar ndërprerjen e aktiviteteve për ndaljen e naftës në Gjirin e Meksikës, për shkak të mbërritjes së një stuhije.

“Aktivitetet në pusin e naftës do të ndërpriten përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës, të shkaktuara nga stuhija tropikale “Bonnie””, ka bërë të ditur “BP” përmes një komunikate.

Personeli i angazhuar për të ndalur naftën që rrjeth nga impianti i kolosit britanik është evakuar, thuhet më tej në njoftim.

Top Channel