Franca shkatërron celulën e Al Kaedës

23/07/2010 13:40

Franca ka konfirmuar se ka marrë pjesë në një operacion kundër disa militantëve të Al Kaedës përkrah trupave të Mauritanisë.

Franca ka deklaruar se ka siguruar mbështetje teknike dhe logjistike në këtë sulm, ku mbetën të vrarë shumë militantë islamikë.

Grupi i sulmuar ka refuzuar të negociojë për një shtetas francez të marrë peng në muajin prill, ka bërë të ditur Ministria franceze e Mbrojtjes.

Sipas saj, sulmi synonte gjithashtu të ndalte kryerjen e një sulmi terrorist në territorin e Mauritanisë.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare raportojnë se tentativat për të liruar pengun Michel Germaneau kanë dështuar. Al Kaeda në Magrebin Islamik ka kërcënuar se ka kërcënuar se do ta vrasë shtetasin francez.

Ende nuk dihet me saktësi zona në të cilën është kryer sulmi, por agjencitë e lajmeve shkruajnë se avionët ushtarakë kanë fluturuar nga veriu i Malit.

Top Channel