FBI, hetim tre hackers-ave sllovenë

23/07/2010 09:45

Policia sllovene në bashkëpunim me FBI-në po heton tre piratë informatikë sllovenë, të cilët me një virus dyshohet se kanë shkatërruar 13 milionë kompjutera në mbarë botën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave hackers-at janë dy meshkuj dhe një femër 25 vjecare.

Sipas autoriteteve policore, virusi ishte ndër më të rrezikshmit në botë dhe hackers-at sllovenë ua shisnin atë atyre spanjollë, të cilët e përhapnin në vendet e tjera.

Top Channel