3 disidentë kubanezë mbërrijnë në Spanjë

23/07/2010 03:10

Tre disidentë të tjerë kubanezë, bashkë me familjet e tyre mbërritën në Spanjë në kuadër të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve për lirimin e tyre.

Që të tre të liruarit bëjnë pjesë në grupin e 52 personave të dënuar që në vitin 2003 të cilët autoritetet e Kubës kanë nisur t’i lirojnë.

Mbërritja e tyre në Spanjë çon në 15 numrin e të dënuarve politikë kubanezë të cilët mbërrijnë në Spanjë.

Presione të shumta si prej organizatave dhe qeverive ndërkombëtare ashtu edhe nga Kisha vendase janë ushtruar ndaj autoriteteve kubaneze që pas vdekjes së disidentit Orlando Zapata Tamajo në muajin shkurt pas një greve urie prej rreth 80 ditësh.

Top Channel