Tre disidentë kubanezë drejt Spanjës

22/07/2010 08:30

Tre ish-të dënuar politikë kubanezë dhe familjet e tyre kanë lënë Kubën dhe janë drejtuar për në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Spanjës në Havanë. Disidentët Manuel Ubals 41 vjec, Alfredo Pulido 49 vjec dhe Ricardo Silva 37 u nisën me avion drejt Madridit.

Edhe pesë ish-të dënuar, pjesë e grupit prej 52 disidentësh të liruar gjatë këtij muaji, janë në pritje për t’u nisur në Spanjë.

Top Channel