Lindje e Mesme, vriten 2 palestinezë

22/07/2010 00:50

Dy palestinezë gjetën vdekjen si pasojë e të shtënave me armë zjarri prej autoriteteve izraelite.

Ngjarja u regjistrua në rrethinat e Bet Hanunit në vijën ndarëse mes palestinezëve dhe izralitëve.

Sipas ushtrisë hebraike, u hap zjarr ndaj dy militantëve të armatosur që po përgatitëshin të hidhnin predha drejt tokës izraelite, ndërsa ato palestineze deklarojnë se nga sulmi kanë mbetur të vrarë 2 civilë dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Top Channel