Rusi, bombë në një central elektrik

21/07/2010 09:10

Një sulm terrorist vrau dy roje dhe  plagosi dy të tjerë në centralin hidroelektrik rus të Baksanit, në republikën autonome të Kabardino-Balkaria në Kaukaz.

“Disa të panjohur – tha një zëdhënës i policisë lokale – bastisi stacionin, duke vrarë dy roje. Pastaj ata shpërthyen dy mjete shpërthyese.” Shpërthimet kanë dëmtuar dy nga tre gjeneratorë të centralit.

Sulmi ndodhi pak pas mesnatës. Impianti është i vendosur në një zonë të Kaukazit verior.

Top Channel