PKK ofron një armëpushim për Turqinë

21/07/2010 11:35

Kreu i PKK-së, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, bëri të ditur se luftëtarët e tij do të ulin armët, nëse Turqia do të pranojë një armëpushim nën mbikëqyrjen e OKB-së si dhe fillimin e një dialogu.

“Nëse çështja kurde do të zgjidhet në mënyrë demokratike – tha në një intervistë me BBC Murat Karayilan – atëherë po, ne do të dorëzojmë armët. Por nëse qeveria turke do të kundërshtojë ne do të kërkojmë pavarësinë.”

Konflikti mes qeverisë së Ankarase me grupin separatist kurd i ka fillesat e tij që nga viti 1984. Në shumë se njëzet vjet luftime numir i te vdekurve ka arritur ne 45 mijë.

Një përfaqësues i qeverisë turke, e cila kundërshton çdo dialog me PKK-ne, pasi konsiderohet si një grup terrorist si nga Ankaraja ashtu edhe nga shumë vende të tjera, i tha BBC se “nuk është e zakonshme të komentojë mbi deklaratat e bëra nga terroristët.”

Midis kërkesave të PKK-se figurojnë ato për ndërprerjen e sulmeve të ushtrisë turke kundër civilëve kurdë si dhe të ndalojë arrestimi i politikanëve kurdë në lindje të vendit.

Rebelët separatiste kanë nisur sulme thuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë që kur lideri i tyre historik, Abdullah Oçalan, i cili po vuan një dënim me vdekje, ka njoftuar se heq dorë nga cdo përpjekje për dialog me qeverinë.

Sulmet janë shtuar gjatë javëve të fundit dhe PKK ka kërcënuar se do te godasë edhe qytetet e mëdha turke. Ushtria e Ankarasë bombardon pozicionet rebele në malet e Irakut me ndihmën e inteligjencës së SHBA-së.

Top Channel