Kinë, 41 të vdekur nga përmbytjet

21/07/2010 10:10

Përmbytjet e tokës kanë vrarë të paktën 41 persona në provincën Shaanxi në veriperëndim të Kinës.

Numri i të vdekurve nga vala e motit të keq që goditi një pjesë të madhe të Kinës shkon në 187.

Një bilanc që është i destinuar të  rritet pasi janë raportuar pothuajse 150 persona të humbur. Shirat e dendur që goditi rajonin javën e kaluar janë më të fortët që nga viti 1953, bejne te ditur autoritetet lokale.

Top Channel