Avion në stuhi, 25 të plagosur

21/07/2010 10:00

Momente terrori në Denver, në një avion pasagjerësh me 265 persona ne bord. Fluturonte në Los Angelos  por u detyrua  të bënte një ulje emergjente në Denver për shkak të motit të keq.

Turbulencat ishin aq të rënda sa  shkaktoi të paktën 25 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Në këto kushte ekuipazhi u detyrua të bënte uljen emergjente.

Fluturimi i United Airlines u ndërpre në aeroportin interancional të Dallasit afer Uashington DC. “Kishte një stuhi në ajër”, shpjegoi një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit.

Avioni u ul pa patur ndërlikime të tjera në aeroportin internacional të Denverit, ku dhe u dha ndihma e parë mjekësore. Të plagosurit, pjesa më e madhe e te cileve me dëmtime në kokë, qafë apo shpatulla, u shpërndane në pesë spitale lokale.

Top Channel