Afganistan, talebanët u presin kokën 6 policëve

21/07/2010 18:35

Guerrilasit talebanë u kanë prerë kokën gjashtë policëve, të cilët i morën peng pasi sulmuan një postobllok në provincën e Baglanit, në veri të Afganistanit.

Lajmin e bën të ditur kontigjenti i ISAF dhe konfirmohet edhe nga guvernatori i provincës ku ndodhi ngjarja.

Ditën e djeshme, në të njëjtën zonë, talebanët sulmuan një shkollë, një spital dhe një seli të qeverisë, por u detyruan të tërhiqen pas reagimit të policisë.

Ndërkohë, në jug, një ushtar i ISAF vdiq nga shpërthimi i një bombe artizanale, duke e cuar në 63 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë që nga 1 korriku.

Top Channel