“BP”, drejtori ekzekutiv drejt dorëheqjes

21/07/2010 17:30

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “British Petroleum”, Tony Hayward mund të japë dorëheqjen e tij brenda muajit tetor.

Lajmin e bën të ditur prestigjozja “Times”, e cila i referohet burimeve pranë kolosit britanik të naftës.

Dorëheqja do të lehtësonte procesin e ristrukturimit të kompanisë dhe promovimin e një himazhi të ri që do të përfshinte një emër të ri.

Sipas burimeve të cituara nga e përditshmja britanike, kompania mund të quhet “Future BP” dhe jo më “BP”.

Kolosi i naftës ndodhet në qendër të vëmendjes në rang ndërkombëtar, pas katastrofës së ndodhur në Gjirin e Meksikës.

Top Channel