Terrorizmi, MI5: Lufta në Irak rriti rrezikun

20/07/2010 14:35

Ish-shefja e kundërspiunazhit britanik ka deklaruar se pushtimi i Irakut rriti ndjeshëm kërcënimin terrorist në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur para komisionit hetimor për luftën në Irak, baronesha Manningham Buller tha se ndërhyrja radikalizoi një brez të ri njerëzish, përfshirë këtu shtetas britanikë.

Buller është shprehur se nuk është cuditur që Mbretëria e Bashkuar u vu në shënjestrën e terroristëve, që kulmoi me atentatet e 7 korrikut në Londër.

Ish-shefja e MI5 tha gjithashtu se informacionet për kërcënimin që vinte nga Iraku nuk ishin të mjaftueshme për të justifikuar luftën.

Baronesha ka shtuar se, një vit para luftës lajmëroi autoritetet britanike se kërcënimi i Irakut për Britaninë e Madhe ishte “shumë i kufizuar”.

Top Channel