Tajlandë, hiqet gjendja e jashtëzakonshme

20/07/2010 11:30

Autoritetet tajlandeze kanë hequr gjëndjen e jashtëzakonshme në tre provinca veriore, dy muaj pas protestave të dhunshme anti-qeveritare që u regjistruan në Bangkok.

Një zyrtar tajlandez deklaroi se gjëndja e jashtëzakonshme është tërhequr në provincat Lampang, Roi Et dhe Sakon Nakhon pasi nuk ka më rrezik për protesta.

Por ai theksoi se gjëndja në fjalë do të qëndrojë në fuqi në Bangkok dhe në 15 provinca të tjera.

Ligji për gjëndjen e jashtëzakonshme ndalon mbledhjet në publik të më shumë se pesë personave dhe u jep autoriteteve të sigurisë të drejtën që të mbajnë në 30 ditë burgim të dyshuarit, edhe pa pasur akuza.

Gjëndja e jashtëzakonshme u vendos gjatë protestave kundër qeverisë që u mbajtën më herët gjatë vitit në Bangkok dhe që shkaktuan 90 të vdekur.

Top Channel