Xhino Xemlaku, sapo është zgjuar. Ai po bëhet gati të nisë një ditë të re pune. Në këtë moment ai po shkon të përshëndetet me mikun e tij më të afërt, atë me të cilin ndan pjesën më të madhe të kohës.

Ky kalë quhet Çili dhe ky aneks i improvizuar si garazh, është vendi ku ai kalon netët, në pritje të fillimit të një ditë të re pune në një qytet të madh. Tani, të dy, Cili dhe Xhino, po zhvillojnë bisedën e fundit midis tyre, përpara se të nisin udhëtimin e përditshëm. Është koha për tu nisur.

Në orën 7.00 ata duhet të jenë në punë. Rruga që ata do përshkojnë kalon nëpër Unazë. Ndonëse është mëngjes, dhe supozohet që të mos ketë shumë trafik, nuk është kështu. Megjithë boritë e papushimta që bien pas tyre, Çili dhe Xhino vazhdojnë të qetë rrugën e tyre. Çili dhe Xhino kanë pak kohë që njihen. Ata kanë pothuajse një moshë, dhe duket se kuptohen mirë midis tyre. Në një qytet i cili rritet me shpejtësi edhe mundësitë për të ushqyer këto kafshë barngrënëse janë të pakta. Në mungesë të hapësirave të gjelbërta, Xhino e ka shumë të vështirë të gjejë ushqim për mikun e tij.

Në vrullin e madh të mjeteve të motorizuara edhe Xhino do donte të kishte një mjet më të shpejt transporti, por ja që mundësitë nuk ia lejojnë një gjë të tillë. “Qejfi do ma kishte te kisha nje dumdum, por nafta kushton, keshtu qe mbaj kale. Probleme ka, pasi na gerthasin rruges”, shprehet ai.

Gjithsesi këta njerëz, megjithë vështirësitë që hasin do të vazhdojnë të ngasn mjetet e tyre të preferuara të transportit, megjithëse tundimi për të pasur një mjet të vërtetë është i madh. Dhe ne po kështu do të vazhdojmë të shikojmë në rrugët tona, relike të tilla me katër gjymtyrë dhe katër rrota, që rivalizojnë denjësisht me kolegët e tyre luksozë.   

FOTO GALERI
1/3

Top Channel