Ndëshkimi ndaj Hungarisë

20/07/2010 02:40

Dështimi i arritjes së një marrëveshjeje mes qeverisë hungareze dhe huadhënësve ndërkombëtarë shënon sfidën më të madhe që një qeveri i bën zbatimit të bindur të masave anti-krizë në Europë.

Bisedimet mes FMN-së, BE-së dhe kabinetit të porsazgjedhur hungarez të qëndrës së djathtë nuk arritën të zgjidhnin dallimet mes tyre për sa i takon adoptimit të një politike më të ashpër për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Analistët mendojnë se vendet kryesore të bllokut, sidomos Gjermania nuk janë në humor të mirë për fleksibilitet kur vjen fjala të ulja e defiçitit dhe me këtë rast u dërgojnë një sinjal të fortë vendeve problematike të eurozonës si Spanja dhe Greqia.

Negociatat mes huadhënësve ndërkombëtarë dhe Hungarisë duhet të ishin mbyllur që në fillim të javës së kaluar. Pasoja e parë e ngërçit ishte zhvlërësimi i monedhës vendase hungareze ndaj euros.

Shkak i dështimit të bisedimeve u bë kërkesa e FMN-së dhe BE-së për reduktim më të madh të shpenzimeve, ndërkohë që qeveria hungareze kërkon më tëpër fleksibilitet buxhetor.

Top Channel