Matthaeus, bashkëshortja në jahtin e biznesmenit

20/07/2010 15:50

Lothar Matthaeus nuk ka fat me femrat. Këtë e vërteton dështimi i martesës së katërt me bukuroshen Liliana Chudinova, e cila është fotografuar me një biznesmen duke shkëmbyer puthje pasionante.

Silvia, Lolita e Marijana janë pasuar nga një tjetër fund i dhimbshëm për ish mbrojtesin gjerman që në futboll ka marrë kënaqësi më të mëdha. Modelja ukrainase ka vizituar jahtin e një biznesmeni nga Mynihu. “Do vazhdojmë rrugë të ndryshme”, komentoi Matthaeus.

Në fillim të këtj viti, cifti mori disa ditë pushim për të reflektuar dhe më pas u rikthyen bashkë, por mesa duket nga fotot e marra në Sardenjë, Matthaeus i ka vënë kapakun edhe kësaj historie.

“Ishte shumë zhgënjyese pasi kam bërë gjithcka për të. Edhe gjatë ndarjes së përkohshme bëra gjithcka për të shpëtuar lidhjen. Përballë kësaj fotoje nuk mund të bëj asgjë përvecse të marr një rrugë tjetër”, thekson ish lojtari legjendar për “Bild”.

FOTO GALERI
2/3
Ne jahtin e biznesmenit

Top Channel