Francë, sërish tension në Grenobël

20/07/2010 12:55

Sërish natë tensioni në Grenobël, pa të shtëna ndaj policisë por me shumë makina të djegura në lagjen Vilenëv.

Zona ka qenë skenë përleshjesh gjatë gjithë fundjavës, pas vrasjes nga ana e policisë të një të riu të dyshuar se kishte grabitur një kazino.

Një i afërm i viktimës ka deklaruar se varrimi i tij do të zhvillohet nesër, në një varrezë të lagjes së sipërpërmendur.

Nga ana tjetër familja e të riut të vrarë ka bërë thirrje për qetësi, duke deklaruar se është kundër dhunës.

Top Channel