Azi, stërvitje ushtarake SHBA-Kore e Jugut

20/07/2010 12:35

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë deklaruar se do të nisin një stërvitje ushtarake masive për t’i dërguar një mesazh për vetëpërmbajtje Koresë së Veriut.

Stërvitja katërditore, që do të nisë më 25 korrik në Detin e Japonisë, do të përfshijë 20 anije, 200 avionë dhe 8 mijë ushtarë.

Njoftimi është bërë nga sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, i cili gjatë një vizite në Korenë e Jugut shprehu mbështetjen e SHBA për vendin aleat.

Ditën e mërkurë, Gates dhe sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të vizitojnë zonën e cmilitarizuar që ndan dy Koretë.

Marrëdhëniet mes Veriut dhe Jugut janë përkeqësuar ndjeshëm pas mbytjes së anijes ushtarake të Seulit më 26 mars, ngjarje për të cilën akuzohet Peniani.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë deklaruar se një anije koreano-veriore qëlloi “Cheonan”, duke shkaktuar mbytjen e 46 marinarëve.

Top Channel