4 shpërthime trondisin Kabulin

20/07/2010 00:10

Katër shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kabul vetëm pak orë nga nisja e samitit ndërkombëtar që do të mbahet në kryeqytetin afgan.

Për momentin nuk raportohen viktima nga shpërthimet, por situata ka alarmuar sigurinë vendase kur ditën e sotme do të mbahet edhe konferenca ndërkombëtare që ka për qëllim kryesor pikërisht sigurinë e Afganistanit dhe rajonit si dhe koordinimin e aleatëve në luftën kundër terrorizmit.

Në samit pritet të jetë e pranishme edhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e cila ndodhet në Pakistan për vizitë zyrtare.

Top Channel