Pas më shumë se 10 vjetësh, amerikanja Chrissy Steltz do ketë një fytyrë të sajën.
Me ndihmën e një proteze të realizuar për herë të parë, 27 vjecarja e shpërfytyruar 10 vjet mnë parë nga një gjuajtje me pistoletë, ka një fytyrë të ngjashme me atë kur gëzonte shëndet të plotë.
Tashmë ajo mund të jetojë si gjithë njerëzit e tjerë me hundë dhe veshë, organe të cilat i kanë munguar gjatë. Impianti është fiksuar me vida titani në kockat e fytyrës. Gjatë dekadës së fundit, Chrissy kishte përdorur një maskë gjumi për të mbuluar fytyrën. Akthi i saj nisi në Milwaukie të Oregon ku jeton edhe sot.
Ajo u godit gabimisht me pistoletë në fytyrë nga një mik, duke qëndruar në koma për 6 javë. Specialisti që ndërtoi protezën, Eric Dierks, përdori fotot e vjetra të vajzës, për t’i ndërtuar një fytyrë të ngjashme me atë të 10 viteve më parë. Impianti përbëhet nga silikoni dhe mund të hiqet në cdo moment.
Top Channel