" /> ">

Pakistan-SHBA, bashkëpunim mes vendeve

19/07/2010 13:45

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmud Kureshi tha se konvergjenca e interesave të përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit është më e madhe si kurrë më parë”.

Ai e deklaroi këtë gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillëri Kllintën e cila tani është duke i dhënë fund një vizite dy ditore në Pakistan.

Me herët, Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka njoftuar projekte të reja ndihme për Pakistanin në fillim të bisedimeve në kryeqytetin Islamabad.

Ndër to, sipas BBC, janë dy projekte për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe këto do të bëhen me miliardat e dollarëve të dhëna Pakistanin nga Kongresi amerikan, vitin e kaluar.

Top Channel