Obama: Do ta rimëkëmbim punësimin

19/07/2010 19:05

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se do të bëjë gjithcka që është në pushtetin e tij për të rimëkëmbur punësimin.

“Për cdo vend pune të hapur janë pesë amerikanë në garë”, ka nënvizuar Obama gjatë një fjalimi në Senat.

Presidenti u ka kërkuar anëtarëve që të reagojnë dhe t’i ofrojnë kujt është pa punë një ndihmë emergjence.

Më tej ai ka kërkuar mbështetje edhe për bizneset e vogla dhe të mesme dhe u ka bërë apel republikanëve që të jenë më bashkëpunues.

Top Channel