Njolla e zezë, qeveria kërkon rihapjen e pusit

19/07/2010 08:40

Rinisin mosmarrëveshjet mes Qeverisë Amerikane dhe kompanisë britanike BP për cështjen e pusit të naftës në Gjirin e Meksikës.

Humbja e hidrokarbureve ka bërë që qeveria t’i kërkojë komoanisë rihapjen e pusit të mbyllur plotësisht prej 3 ditësh pas vandosjes së një tape betoni.

Kolosi i nxjerrjes së naftës nuk është dakort me këtë strategji pasi ka planifikuar betonimin e përhershëm të pusit dhe hapjen e një tjetër pusi për të ulur nivelin e presionit tek pjesa e dëmtuar nga ku kanë rrjedhur miliona fuci naftë.

Top Channel