Irani: Pakistani të dorëzojë terroristët

19/07/2010 17:40

Irani ka paralajmëruar Pakistanin se nëse nuk i dorëzon terroristët e një grupi sunit do të kryejë sulme në territorin e tij për t’i bllokuar.

“U kemi bërë të ditur autoriteteve pakistaneze këekesën për të na dorëzuar terroristët. Në të kundërt, Irani do të hyjë ligjërisht në këtë vend për t’i kërkuar vetë ata”, ka deklaruar zëvendëspresidenti Rahimi.

Sipas Teheranit, në Pakistan ndodhet baza e grupit ekstremist sunit Jandullah, që ka marrë përsipër përgjegjësinë për atentate të ndryshme në juglindje të Iranit.

Top Channel