Kinë, humbasin jetën 28 minatorë

18/07/2010 10:20

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në një minierë në Kinë.

Ngjarja ndodhi në një minierë karboni në veri-lindje të vendit ku tuneli ka pësuar një shkarje të madhe. Lajmin e bën të ditur agjencia Nova Cina, sipas së cilës, incidenti ndodhi dje në qytetin Hanceng.

Minierat kineze janë nga më të rrezikshmet në botë. Vitin e shkuar në incidente të tilla humbën jetën 2631 minatorë.  

Top Channel