Afganistan, arratisen nga burgu 14 talebanë

18/07/2010 16:25

14 të dënuar të arrestuar kohë më parë u liruan nga talebanët pas një aksioni të ndërmarrë prej tyre në burgun e Farahut në lindje të Afganistanit.

Sipas autoriteteve vendase dhe ato të forcave aleate, talebanët sulmuan institucionin duke hedhur në erë edhe portën kryesore të tij, e për pasojë 14 të dënuarit arritën të arratiseshin duke u larguar bashkë me njësinë talebane që kreu operacioni për lirimin e tyre.

Ky është rasti i dytë i një arratisjeje në burgun e Farahut brenda pak muajsh. Vetëm në nëntor të 2009-ës 13 të burgosur u arratisën duke gërmuar një tunel që i nxorri ata jashtë mureve të institucionit.

Ndërkaq publikohet edhe bilanci i një atenati të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në Kabul. 3 të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe 35 të plagosur.

Top Channel