Pedofilia, jep dorëheqjen peshkopja e parë femër

17/07/2010 01:55

Peshkopja e parë femër e Kishës luteriane gjermane dha dorëheqjen pas akuzave për mbulimin e një rasti pedofilie.

Maria Jepsen u tërhoq nga posti i saj ditën e premte. Ajo akuzohet se ka qënë në dijeni të abuzimeve seksuale me minorenë të kryera nga një prift në Ahrensburg në veri të Gjermanisë, ndaj të cilit nuk mori asnjë masë ndëshkimore.

Pas dorëheqjes së Jepsen shkon në tre numri i peshkopëve gjermanë të vetëlarguar në muajt e fundit pas shpërthimeve të disa skandaleve dhe akuzave për pedofili.

Top Channel