OKB dënon sulmet në Iran

17/07/2010 04:00

OKB dënoi sulmin e ndërmarrë nga separatistët e Jundullah në një xhami në Iranin jug-lindor ku gjetën vdekjen të paktën 28 persona.

Në një deklaratë të Ban Ki Mun, e lexuar nga zëdhënësi i tij dënohet ashpër akti i ndërmarrë në një vend lutjeje dhe paqeje.

“Dënojmë ashpër atentatet në Zahedan, të cilat u ndërmorën në një vend të shenjtë lutjeje dhe paqeje”, thuhet në deklaratën e Ban Ki Mun.

Top Channel