Meksikë, narcos-at autobomba ndaj policisë

17/07/2010 18:10

Hetuesit në Meksikë deklarojnë se sulmi vdekjeprurës i karteleve të drogës në qytetin verior të Siudad Huarez u krye me një autobombë të aktivizuar me një telefon celular.

Dyshohet se ky është sulmi i parë i këtij lloji që kur presidenti Felipe Calderon erdhi në detyrë në vitin 2006, duke premtuar se do të frenonte dhunën e karteleve të drogës.

Sipas burimeve, autobomba vrau dy oficerë policie dhe dy mjekë që ishin thirrur për një emergjencë nga një telefonatë anonime.

Policia deklaron se sulmi ishte një hakmarrje për arrestimin e liderit të kartelit La Linea, Jesus Acosta Guerrero.

“Në makinë ndodheshin 10 kilogramë eksplozivë që u aktivizuan në distancë përmes një celulari”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë së dislokuar në Siudad, Enrique Torres.

Top Channel