Francë, akte dhune në Grenobël

17/07/2010 21:40

Protestuesit në qytetin juglindor të Grenobëit, në Francë, kanë hapur zjarr ndaj policisë dhe kanë djegur disa makina, pasi policia qëlloi për vdekje një person që kishte bërë një grabitje në një kazino.

Aktet e dhunës filluan që në mëngjesin e sotëm, pas ceremonisë mortore të të riut që u vra 24 orë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Ai ishte një nga dy personat që grabitën një kazino, duke u arratisur me 20 mijë euro të vjedhura.

Protestuesit sulmuan gjithashtu një tram me shkopinj bejzbolli dhe leva hekuri. Ministri i Brendshëm, Brice Hortefeux vizitoi vendin e ngjarjes ku u regjistruan aktet e dhunës në Grenobël.

Top Channel