Australi, zgjedhjet e përgjithshme më 21 gusht

17/07/2010 13:20

Kryeministrja australiane, Julia Gillard ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve më 21 gusht.

Çështjet kryesore kanë të bëjnë me imigracionin, ndryshimet e klimës dhe gjendjen e ekonomisë australiane.

Sondazhet e fundit i kanë dhënë partisë laburiste të zonjës Gillard një avantazh ndaj opozitës konservatore.

Julia Gillard e mban postin e kryeministres prej më pak se një muaji që prej largimit të paraadhësit të saj Kevin Rudd dhe tani përballet me luftën më të ashpër të karrierës së saj.

Top Channel