“BP” e përfshirë në lirimin e atentatorit të Lokerbisë?!

17/07/2010 03:45

Sikur të mos mjaftonte rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, kompania britanike “British Petroleum” duhet të përballet edhe me akuzat për ndërhyrjen e saj për lirimin e atentatorit të Lokerbisë, Abdelbaset al-Megrahi në këmbim të një marrëveshjeje më Libinë.

Mediat britanike dhe disa senatorë amerikanë shprehen të bindur se pas lirimit të al-Megrahit qëndron “BP” e cila ka lobuar tek autoritetet skoceze me qëllimin e vetëm për të arritur një marrëveshje me Libinë që i jepte dorë të lirë kompanisë të kërkontë për naftë në territorin e vendit afrikano-verior.

Pas këtyre akuzave reagoi edhe Departamenti i Shtetit në SHBA i cili nëpërmjet një zëdhënësi i kërkon Britanisë së Madhe të japë sqarime të mëtejshme për lirimin e Abdelbaset al-Megrahi.

Ndërkohë akuzat janë hedhur poshtë prej autoriteteve skoceze të cilat deklaruan se al-Megrahi u lërua për arsye shëndetësore. Ndërsa vetë kompania “BP” mohoi përfshirjen e saj në lirimin e atentatorit të avionit “Pan American 103”, të rrëzuar më 21 dhjetor të 1988-ës ku gjetën vdekjen 243 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin amerikanë.

Top Channel