Kriza dëmton seriozisht shëndetin. Ky është konkluzioni që kanë arritur specialistët e mjekësisë në Greqi të cilët nuk e quajnë aspak të rastësishme deklaratën e ministres së Shëndetit Mariliza Ksenojanakopoulou, sipas se cilës, në muajt e fundit vizitat në spitale dhe klinika janë rritur në masën 20-30%.

Shkak i tyre është padyshim kriza ekonomike qe po kalon vendi, frika per te nesermen, pasiguria qe krijon mbyllja e bizneseve, rritja e papunesise qe sipas Eurostat, kaloi shifren prej 11,9% duke shenuar nje rritje prej 2.5% ne krahasim me vitin e kaluar. Specialistet qe studiojne epidemiologjite kane vezhguar se kriza lidhet jashte mase me shqetesimet nervore dhe deshperimin, apo edhe me rritjen e vetevrasjeve dhe infarkteve te zemres.

Gjendja reale e Greqise, sidomos edhe pas ligjit te ri te pensioneve, krahasohet madje me periudhen kur ne Britanine e Madhe, Margaret Thecer privatizoi shumicen e organizmave shteterore, cka rriti papunesine dhe pasigurine per jeten dhe si rrjedhim edhe deshperimin ne nje mase te madhe. Studimet qe jane bere vitet e fundit tregojne se 20-25% te rasteve te vdekjeve lidhen me rritjen e papunesise.

Sipas specialisteve, kriza ne fjale ka demtuar rende edhe marredheniet seksuale, perderisa gjashte ne dhjete greke deklarojne se faktori kryesor qe demton keto marredhenie eshte ai ekonomik, ndersa 21% konsiderojne si shkak negativ ankthin e punes. Mjeket tashme keshillojne greket qe mos te kalojne kufijte e deshperimit, duke kuptuar ne radhe te pare se behet fjale per nje krize te pergjithshme dhe jo per nje fatkeqesi personale dhe se gjerat do te behen me mire per dy ose tre vjet.

Top Channel