Clooney në Gjykatë, pritet nga fansat

16/07/2010 13:15

Aktori George Clooney paraqitet në Gjykatën e Milanos si dëshmitar në një proces në ngarkim të tre personave të akuzuar se kanë krijuar një linjë mode duke përdorur emrin e aktorit, po njoftuar këtë të fundit.

Ashtu sikurse pritej jashtë sallës kishte shumë fansa, sidomos femra nga 15 deri në 70 vjec.

I veshur me kostum blu, kravate dhe këmishë të bardhë, aktori amerikan bëri një hyrje shumë të thjeshtë dhe përshëndeti duke takuar duart me disa prej fansave.

Gjatë seancës ishte shumë e vështirë që të ndalej entuziazmi, ndaj gjykatësit disa herë iu desh që të vendoste qetësinë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA