SHBA, dyshohet agjent një tjetër rus

14/07/2010 03:05

Një tjetër i dyshuar si agjent rus la tokën amerikane pasi u shpall i pa dëshiruar në SHBA.

Sipas Msnbc bëhet fjalë për rusin, Aleksej Karetnikov, 23 vjeç i cili kishte hyrë në tokën amerikane ilegalisht tetorin e shkuar dhe prej disa kohësh ishte nën vëzhgimin e FBI-së pasi dyshohej si agjent i një qeverie të huaj.

Menjëhërë Karetnikov u ndalua dhe u përjashtua prej tokës amerikane. 23 vjeçari çon në 12 numrin e agjentëve rusë që punonin në SHBA.

Top Channel