Obama: Plan të ri kundër AIDS

14/07/2010 02:10

Presidenti amerikan Barak Obama ka prezantuar një plan të ri për të luftuar Hiv/Aids, me objektivin për të ulur në 25 përqind numrin e të prekurve nga ky virus brenda 5 viteve të ardhshme.

Tjetër synim është edhe rritja e asistencës mjekësore për të gjithë të prekurit e sëmundjes dhe të parandalohet përhapja e mëtejshme e saj. Synohet gjithashtu që brenda 2015 mbi 90 përqind e sieropozitivëve të njihen, kundrejt 79 përqindeshit që është aktualisht.

Obama nuk përcaktoi koston financiare të këtij plani, por gjithësesi ai la të kuptohej se në një të ardhme të afërt do të dalin më shume informacione rreth tij.

Top Channel