Tre ushtarë britanikë vriten nga partneri afgan

13/07/2010 18:20

Tre ushtarë anglezë të ISAF-it kanë mbetur të vrarë në bazën e provincës së Helmandit nga një ushtarak afgan me të cilin punonin shpesh.

Papritur ushtari afgan ka marrë armën e tij dhe ka qëlluar mbi ushtarakët duke vrarë tre dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Grupi vepronte zakonisht në misione patrullimi të territorit.

Ngjarja ka ndodhur një javë pas zhvillimit të konferencës së paqës në Kabul.

Top Channel