Rusi, alarm nga i nxehti

13/07/2010 15:55

Moska dhe e gjithë Rusia është në alarm për shkak të temperaturave të larta që po i afrohen 40 gradëve celcius dhe i nxehti po ndihet edhe gjatë natës.

Kreu i autoritetit shëndetësor në vend, Ghennadi Onishenko ka rekomanduar të mos pihet ujë shumë i ftohtë, te behet kujdes më ajrin e kondicionuar, të evitohen yndyrnat dhe të mbulohet koka kur qëndrohet përjashta.

Ai u ka sugjeruar punëdhënësve që t’u japin punonjësve të tyre disa orë pushim në periudhat më të nxehta.

Top Channel