Peniani shtyn bisedimet me Perëndimin

13/07/2010 10:25

Koreja e Veriut ka shtyrë bisedimet e programuara me grupin e udhëhequr nga SHBA mbi cështjen e mbytjes së anijes koreano-jugore në muajin mars.

Peniani deklaroi se këtë vendim e merr për arsye administrative. Mbytja e anijes “Cheonan” shkaktoi vdekjen e 46 personave dhe rriti ndjeshëm tensionet mes Veriut dhe Jugut.

Takimi për të zhvilluar bisedimet do të mbahej sot në fshatin e Panmunxhomit, ku është vendosur dhe armëpushimi. Ato synojnë të hapin rrugën për bisedime të mëtejshme në nivele më të larta në të ardhmen.

Grupi i OKB, në kuadër të të cilit organizohen bisedimet, ka deklaruar se Peniani nuk ka bërë asnjë propozim për datën e re.

Anija “Cheonan” u fundos më 26 mars dhe hetuesit ndërkombëtarë bënë përgjegjëse për këtë ngjarje Korenë e Veriut.

Top Channel