Obama, bie popullariteti

13/07/2010 16:10

Sondazhet në rënie për Obamën, 4 muaj nga gjysma e mandatit. Sipas AbcNews/Washington Post, gjashtë persona në dhjetë nuk kanë më besim.

Vetëm 43 përqind tani aprovon atë që po bën Obama për ekonominë, ndërsa 54 përqind janë kundër.

Në këtë drejtim edhe një e treta e demokratëve është gati për të “ngelur në klasë” presidentin e tyre.

Mbi çështjen e lidershipit, 58 përqind nuk beson se Obama është në gjendje të marrë vendime të drejta për Amerikën.

Top Channel