Merkel telefonon Karzain

13/07/2010 16:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka telefonuar presidentin Hamid Karzai mbi zhvillimet e fundit në Afganistan.

Në lidhje më përpjekjet për paqe ajo ka njoftuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë në konferencën ndërkombëtare në Kabul.

Merkel ka përgëzuar Karzain për zhvillimin me sukses të Asamblesë për paqen që u mbajt nga 2 në 4 qershor.

Konferenca e Kabulit do të zhvillohet më 20 korrik.

Top Channel