Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi në vitin 2027
Grupi islamik somalez Al Shabab ka deklaruar se fshihet pas dy sulmeve kamikazë të kryer të dielën në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ku si pasojë humbën jetën 74 persona.
Një zëdhënës i grupit terrorist, sheiku Ali Mohamud Rage bëri një deklaratë për shtyp në kryeqytetin somalez, Mogadisho.
Policia ugandeze tha se sulmet kishin si objektiv të godisnin adhuruesit e futbollit që po ndiqnin finalen e Kupës së Botës.
Sipas saj, koka e një personi somalez u gjet në skenën e krimit dhe dyshohet se ajo i përket një prej atentatorëve vetëvrasës.
Shpërthimet, të cilat shkaktuan gjithashtu plagosjen e 70 personave të tjerë, ndodhën në një klub regbie dhe në një restorant etiopian, në momentin kur fansat po shikonin finalen e botërorit.
Top Channel