Kubë, disidentët e liruar, nesër në Spanjë

12/07/2010 17:05

Grupi i parë i ish-të burgosurve politikë në Kubë, të liruar nga regjimi i Havanës, do të mbërrijë nesër në Madrid të Spanjës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme spanjolle, sipas të cilës ish-të burgosurit do të udhëtojnë me një avion linje.

“Nuk e dimë ende se sa të burgosur do të jenë nga 17 të liruarit nga qeveria kubaneze”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon që disa të shkojnë në Madrid dhe që numri i të liruarve të shkojë në 52 në përfundim të procesit.

Top Channel