Spanjë, mbyten 5 klandestinë afrikanë

11/07/2010 15:15

Pesë emigrantë afrikanë gjetën vdekjen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet e Andaluzisë në Spanjë.

Sipas autoriteteve spanjolle, një barkë me 37 klandestinë u pikas prej rojes bregdetare e cila u nis drejt tyre për t’i ndaluar. Afrimi i mjeteve të policisë ka alarmuar trafikantët të cilët nisën hedhjen e klandestinëve në det, ku si pasojë 5 gjetën vdekjen ndër të cilët 2 të sapolindur. Pjesa e tjetër e emigrantëve u shpëtua falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare që më pas i transportuan në tokë.

Ndërkaq, trafikantët arritën të largoheshin, ndërsa autoritetet spanjolle por përpiqen të mësojnë pikënisjen e emigrantëve ilegalë.

Top Channel