Trupat britanike do zëvendësohen nga ato USA
07/07/2010 18:50
Trupat britanike në zonën e Sanginit, në provincën afgane të Helmandit, do të zëvendësohen nga trupat amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari britanik i Mbrojtjes, liam Fox. Britania ka pësuar humbjet më të mëdha të saj në këtë zonë, me 99 vdekje që prej vitit 2001.
Rreth 1 mijë ushtarakë të Marinës Mbretërore pritet të largohen dhe të rivendosen në qendër të Helmandit nga fundi i vitit 2010.
Top Channel