Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi hodhi poshtë akuzat e adresuara nga mediat franceze për përfshirjen e tij në një aferë korruptive me trashëgimtaren e kompanisë “L’Oreal”, Liliene Betenkurt.
“Do të dëshiroja shumë që njerëzit të ishin më shumë pasionantë ndaj problemeve madhore që ka vendi, ku përfshihen shëndetësia, pensionet apo se si mund të zhvillojmë ekonominë tonë, se sa të përfshihemi në trillimin e parë që ka vetëm një qëllim: të demoralizojë njerëzit pa patur asnjë element të së vërtetës”, tha Sarkozi për gazetarët francezë.
Reagimi i kreu të Elizesë ka ardhur pas publikimit në një ëebsite investigativ francez të intervistës me një ish-financiare të Liliene Betenkurt, e identifikuar vetëm me “Claire T”, e cila pohonte se kishte përgatitur çeqe me para që do t’i dorëzoheshin presidentin Sarkozi dhe Ministrit të Punës, Erik Uoerth.
Top Channel