Polonia: Ok ekstradimit të agjentit të MOSSAD-it

07/07/2010 17:05

Një gjykatë polake ka vendosur se një person i dyshuar si agjent i shërbimeve sekrete izraelite mund të ekstradohet në Gjermani.

Uri Brodsky dyshohet se ka ndihmuar në sigurimin e pasaportave gjermane, të përdorura në operacionin e vrasjes së një eksponenti të lartë të Hamas në Dubai.

Brodsky, një shtetas izraelit, u arrestua në Poloni në qershor në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjermania.

Mahmoud al Mabhouh, një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamas, u gjet i vdekur në një hotel të Dubait më 20 janar.

Policia lokale ka deklaruar se është 99 për qind e sigurtë se në të ishin përfshirë agjentë izraelitë, edhe pse Izraeli nga ana e tij thotë se për këtë nuk ka asnjë provë.

Top Channel